AKTUALITET, 26 October 2026, 10:54

Prokuroria e Tiranës nis hetimet për plagosjen në sy të Erion Vishkullit, merren kamerat e Bankës së Shqipërisë

Prokuroria e Tiranës nis hetimet për plagosjen në sy të

Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet në lidhje me plagosjen e Erion Vishkullit gjatë protestës së 24 tetorit. 

Raportohet se janë sekuestruar pamjet filmike të kamerave të sigurisë, tek Banka e Shqipërisë, aty ku besohet se nga mund të identifikohet punonjësi i policisë së Shtetit që qëlloi me plumb gome në sy, protestuesin Erion Vishkulli. Po ashtu, Prokuroria e Tiranës ka sekuestruar kartelën mjekësore që është hapur në spitalin e Traumës në Tiranë, ku 28-vjeçari u trajtua pas plagosjes. 

Grupi i hetimit ka dërguar edhe një letërporosi në Itali, duke kërkuar nga autoritet spitalore ku është shtruar Erion Vishkulli, që t’i venë në dispozicion sferën e gomës që i ka mbetur në sy të riut. 

Erion Vishkuli u godit me një plumb gome të gjuajtur nga policia, i cili i dëmtoi syrin. Në media u shfaqen momentet e rënda, ku 28-vjeçari shihej i shtrirë në tokë me syrin e gjakosur, teksa bërtiste nga dhimbjet. Shokët e tij e dërguan në spital me një makinë të mediave, ku ai iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale. 

Pas kësaj ai u nis drejt kryeqytetit italian, Romës, për të marrë ndihmë më të specializuar. Plumbi i gomës ndodhej ende në syrin e të riut kur ai u nis me avion për në Itali. 

Nga ana tjetër, raportohet se ky nuk është hetimi i vetëm që prokuroria e Tiranës  në lidhje me protestën e studentëve.  

Në total janë 10 dosje penale të hapura, ndërsa dhjetëra kallëzime penale janë depozituar në prokurori nga disa studio ligjore avokatie, nga Partia Demokratike dhe nga qendra ligjore "Respublika".