AKTUALITET, 26 October 2026, 11:29

Grupi i PS/ Rama u prezanton deputetëve paketën ligjore për tubimet! Porosia e kryeministrit për buxhetin e dëmshpërblimet e biznesit

Grupi i PS/ Rama u prezanton deputetëve paketën ligjore për

Mbledhja e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, ku i pranishëm ishte edhe kryeministri Edi Rama është mbyllur pas një ore.

Mbledhja u mbajt në ambientet e Kryesisë së Kuvendit. Gjatë mbledhje u diskutuan masat e paketës anti-dhunë që Rama prezantoi një ditë më parë, ndërsa mësohet gjithashtu se të mërkurën do të vijë edhe buxheti me elemente të reja sociale.

Më tej kryesocialisti i ka kërkuar deputetëve të tij që të mos neglizhojnë “Praninë Besnike” dhe të shtojnë praninë në zona.

Ai iu ka kërkuar gjithashtu që ata të jenë më aktiv dhe të merren me buxhetin e administratën e terrenit.

Gjatë diskutimeve në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PS, Rama është ndalur edhe te buxheti, duke bërë me dije se projektbuxheti pritet të kalojë në mbledhjen e qeverisë brenda kësaj jave.

Paketa e prezantuar një ditë më parë dhe projektbuxheti pritet të jenë në fokus të diskutimeve të mazhorancës.

Sakaq, ligji për tubimet mund të kalojë me procedurë të përshpejtuar.

Ndërsa për dëmshpërblimin e bizneseve pritet të parashikohet në buxhetin e 2027. Ndërsa udhëzimi për socialistët është që të dalin në terren dhe të shpjegojnë paketat sociale të qeverisë.