TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela ka kërkuar hetim të krimeve zgjedhore.
Mësohet se Çela i ka kërkuar prokurorëve që të intensifikojnë hetimet.
Kjo kërkesë e Çelës vjen pas akuzave dhe denoncimeve që PD dhe opozita kanë bërë, duke pretenduar për parregullsi.
Dy ditë më parë Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar njoftoi se është duke vazhduar ndjekjen penale për rastet që lidhen me veprat penale në fushën e zgjedhjeve, “Korrupsioni aktiv në zgjedhje” dhe “Korrupsioni pasiv në zgjedhje”.
Hetimi për parregullsitë në procesin zgjedhor është kërkuar edhe nga ndërkombëtarët.
Një ditë më parë, ambasadori i Britanisë së Madhe në Tiranë, Duncan Norman, kërkoi nga institucionet shqiptare të hetojnë të gjitha parregullsitë e pretenduara në lidhje me procesin.