AKTUALITET, 29 Prill 2021, 11:07

Fitorja e Ramës në zgjedhje, ambasadorja Yuri Kim takim në Kryeministri

Fitorja e Ramës në zgjedhje, ambasadorja Yuri Kim takim në

Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, ka shkuar këtë paradite në Kryeministri. Nuk dihet ende nëse ambasadorja Kim po zhvillon takim me kryeministrin Edi Rama.

Ky takim i ambasadores në Kryeministri vjen pak ditë pas zgjedhjeve të 25 prillit, kur kryeministri Rama fitoi mandatin e tretë.

Ndërsa një ditë më parë, ambasadorja Kim, DASH dhe ambasadorë të tjerë në vendin tonë reaguan për zgjedhjet, duke i uruar Ramës fitoren dhe duke përgëzuar Lulzim Bashën për fushatën e fortë, si dhe duke kërkuar bashkëpunim mes tyre në vijim.