AKTUALITET, 29 Prill 2021, 08:38

Numërimi për kandidatët, Taulant Balla kryeson listën, Lulzim Basha më i votuar se Edi Rama

Numërimi për kandidatët, Taulant Balla kryeson listën,

Vijon numërimi i votave për kandidatët në të gjithë vendin. Sipas të dhënave paraprake, politikani më i votuar në zgjedhjet e 25 prillit është Taulant Balla, i ndjekur nga socialistët Erjon Braçe, Belinda Balluku, Blendi Klosi dhe Bledi Çuçi.

Ndërkohë, bie në sy se kryedemokrati Lulzim Basha ka marrë 11 745 vota, dhe renditet i shtati më i votuari, duke lënë pas kryeministrin Edi Rama, i cili renditet i dhjeti në listë me 11 412 vota.