TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Deputeti i zgjedhur i PD, Mark Marku është përplasur ashpër me gazetarin Carlo Bollino në emisionin OPEN në Top Channel.
Teksa po diskutohej për rebelimin në PD ku kërkohet largimi i Bashës, debati mes Markut dhe Bollinos degradoi në fyerje personale.
Pjesë nga biseda
Bollino: Je pedagog tek gazetaria
Marku: Je gazetar që nuk ke mësuar shqipen ka 30 vjet. Vjen krijon media dhe shet media.
Bollino: Profesor Marku, për respekt po të quaj profesor. Për 8 vjet je shit si analist i pavarur
Marku: Të jetosh 30 vjet në Shqipëri dhe nuk e di tamam.
Bollino: Kam marrë urime nga profesorë të vërtetë universitarë, jo si ti. Kjo është retorikë destruktive dhe shpifëse.