AKTUALITET, 28 Prill 2021, 23:34

Bojaxhi: PD humbi kudo, nuk bindi qytetarët për një alternativë ndryshe

Bojaxhi: PD humbi kudo, nuk bindi qytetarët për një

“PD humbi kudo”, kështu u shpreh sipërmarrësi Gjergj Bojaxhi lidhur me humbjen e zgjedhjeve të 25 prillit nga opozita. I ftuar në “Arnautistan” në MCN TV, Bojaxhi tha se PD opozita ka dështuar të bindë qytetarët për një alternativë ndryshe pasi nuk ka marrë vota as në zonat të cilat kanë qenë bastione të PD.

“E vërteta është që të gjitha partitë që kanë qenë në pushtet në Shqipëri kur janë në pushtet e përdorin për të influencuar votuesit duke përdorur ligjin. Problemi qëndron që PD nuk humbi vetëm për këtë arsye, PD humbi sepse po të shikosh kur kanë ndodhur ndryshime politike në Shqipëri qytetet, qendrat urbane kanë qenë pararendëse të këtij ndryshimi.

PD nuk ka marrë vota në këto zona që të tregojë që në zonat periferike ku PS kishte mudësi për patronazh apo kapje vote doli keq, por të tregonte që psh në njësinë 10-të doli shumë mirë. Në fakt tendenca është e qartë, PD kudo humbi.

Në njësinë 10 nuk pati vota të pavlefshme, po ta shikosh ajo ka qenë një nga zonat e djathta dhe këtu të gjitha votat bashkë të PD dhe LSI janë më pak se të PS. PS ka bërë abuzime por kjo nuk është e vetmja arsye që PD nuk fitoi.

Qytetarët e shohin Rama është model i djegur dhe kur ti nuk arrin të bindësh qytetarët duhet të reflektosh”, tha Bojaxhi.