AKTUALITET, 29 Prill 2021, 10:38

Zgjedhjet/ Numërohen 48 nga 95 QV e Njësisë 5 në Tiranë, kandidatët më të votuar

Zgjedhjet/ Numërohen 48 nga 95 QV e Njësisë 5 në

Është ndërprerë përkohësisht procesi i numërimit për kandidatët preferencialë në KZAZ me numër 35 në Njësinë 5 në kryeqytet.

Deri më tani në këtë njësi janë numëruar 48 kuti nga 95 në total.

Më i votuari në radhët e Partisë Socialiste është Fatmir Xhafaj me 1.245 vota, pas tij renditet Pandeli Majko me 1140 vota, ku duhet theksuar se ai ishte i ngarkuari i PS në këtë zonë.

Nga krahu tjetër, më i votuari deri më tani për Partinë Demokratike rezulton kandidati Agron Shehaj që ka siguruar mbi 1.275 vota, pas tij renditet kryedemokrati Lulzim Basha me 545 vota.

Vlen për t’u theksuar procesi i numërimit ka vijuar në orën 14:00 të ditës së djeshme dhe ka vazhduar deri në orën 04:00 të mëngjesit të sotëm. Aktualisht komisionerët kanë kërkuar pushim dhe rinumërimi pritet të nisë në orën 12:00.