AKTUALITET, 2 Prill 2018, 13:16

Aksioni opozitar, zbulohen detaje

Aksioni opozitar, zbulohen detaje

Kreu i PD-së, Lulzim Basha, do të mbledhë sot pasdite në orën 18:00 grupin parlamentar, ndërsa në orën 19:00 do të takojë krerët e partisë në rrethe.

Edhe LSI ka paralajmëruar mbledhjen e grupit në orën 16:30, për qëndrimin politik të situatës.

Deputetë demokratë priten të mblidhen sërish në orën 17:30, tek Drejtoria e Policisë së Tiranës, në mbështetje të protestuesve që kërkojnë lirimin e 23 të ndaluarve që morën pjesë në protestën e të shtunës në Rrugën e Kombit.

Të shtunën pas protestës, PD, LSI dhe aleatët e tjerë të opozitës, patën një takim mes tyre, e menjëherë më pas Basha doli në konferencë për shtyp.