AKTUALITET, 2 Prill 2018, 11:57

Gjendet i pajetë një 33-vjeçar në Korçë

Një 33-vjeçar është gjendur i pajetë në banesën e tij sot në Korçë. Mësohet se Denis Qirko prej kohësh është diagnostikuar me probleme shëndetësore.

Nga sa mësohet, 33-vjeçari ka qenë përdorues i rregullt i alkoolit. Ndërkaq, ai ka mbërritur i dehur në banesë në orët e vona të mbrëmjes.

Në mëngjes, familjaret rreth orës 10:00 e kanë gjetur trupin e pajetë dhe lajmëruan menjëherë policinë. Pritet të kryhet autopsia e 33-vjeçarit.

Në vendngjarje ka mbërritur policia dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.