AKTUALITET, 13 Maj 2020, 20:35

Pritet ‘katastrofë’/ Eksperti i OBSH: Kemi rrugë shumë të gjatë drejt koronavirusit

Pritet ‘katastrofë’/ Eksperti i OBSH: Kemi rrugë

Ditën e sotme, lehtësimi i kufizimeve në funksion të bashkëjetesës me koronavirusin dhe rihapja e ekonomisë shumë shpejt mund të çojë në një “rreth vicioz” të katastrofave ekonomike dhe shëndetësore.

Dr. Mike Ryan, drejtori ekzekutiv i programit të urgjencave pranë OBSH-së, u shpreh se, ‘’Kjo është ajo nga e cila ne të gjithë kemi frikë, është një rreth vicioz i katastrofës shëndetësore i ndjekur nga katastrofa ekonomike”.

Në një konferencë për shtyp në selinë e organizatës në Gjenevë të mërkurën ai bëri thirrje shteteve:

“Nëse rihapni ekonominë dhe lëvizjen e lirë kur keni një shkalle të lartë të transmetimit të virusit, atëherë ai transmetim mund të përshpejtohet.”

Është një “ekuacion fals” e nuk ka zgjedhje mes ekonomisë dhe shëndetit publik, shtoi ai.

“Gjëja më e keqe që mund të ndodhë, ekonomikisht, është që një vend të rihapet dhe më pas duhet të izolohet përsëri për t’iu përgjigjur përballjes me rishpërthimin e virusit”, tha Ryan.

Bota ka një “rrugë shumë shumë të gjatë” për ta vënë nën kontroll pandeminë e koronavirusit, përkundër hapave të paracaktuar në shumë vende për rifillimin e jetës normale, paralajmëroi eksperti i lartë i Organizatës Botërore të Shëndetit.

‘Rreziqet nga COVID-19, mbeten ende të larta në nivele kombëtare, rajonale dhe globale’, tha Dr Mike Ryan.