AKTUALITET, 19 Nëntor 2018, 14:11

Pas humbjes turpëruese, Mavraj e Panuçi bëjnë autokritikë

Pas humbjes turpëruese, Mavraj e Panuçi bëjnë

Pas humbjes turpëruese në sfidën e Ligës së Kombeve me Skocinë në stadiumin “Loro Boriçi” në Shkodër, kapiteni i Kombëtares, Mërgim Mavraj së bashku me trajnerin Christian Panucci kanë dalë në një konference për mediat.

“Të gjithë kemi përgjegjësi për situatën ku ndodhemi i kam kërkuar falje ekipit për kartonin e kuq. Presim kthesën në miqësoren ndaj Uellsit”, tha Mavaraj.

Nga ana tjetër, timonieri i Kuqezinjve teksa është pyetur për të ardhmen, ai ka deklaruar se kjo pyetje duhet t’i drejtohet kreut të Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Dukës.

“Duhet të pyesni Dukën për të ardhmen time si trajner. Jam papërgjegjësi kryesor për situatën në Kombëtare. Me grupin e plotë mund të shkojmë në Europian”, tha Panucci.