AKTUALITET, 16 Gusht 2018, 16:10

Prezantohet te Interi Sime Vrasljko, ja çfarë thote kroati për Modriçin

Prezantohet te Interi Sime Vrasljko, ja çfarë thote kroati për

Tek Interi është prezantuar sot në një konferencë për shtyp mbrojtësi kroat Sime Vrasljko, i marrë në huazim me të drejtë blerje nga Atletico Madrid.

Mbi të tjera, 26-vjeçari foli edhe për mundësinë e transferimit të bashkëkombësit Modric te zikaltërit. “Modric është një nga shokët e mi më të mirë. Kam shumë respekt për të. I takon atij të vendosë se çfarë duhet të bëj dhe nuk është e drejtë të flasë unë për të ardhmen e tij.”

Më pas, Vrsaljko vazhdoi: “Nuk e kam pyetur kurrë për të ardhmen. Janë gjëra private. Ai është Zot i vetes dhe mendoj se çfarë do të vendosë atë do të bëj.”

Kujtojmë se çështja “Modric” është më e nxehta në këto dy ditë të fundit të merkatos në Itali. Thuhet se për 32-vjeçarin çdo gjë do të vendoset sot, me zikaltërit që janë sy e veshë nga Madridi, aty ku Fiorentino Perez po bën rezistencë.