TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Këngëtarja legjendare, u diagnostikua me kancer në vitin 2010 dhe vitin e shkuar lajmëroi se do të tërhiqej nga muzika.
Franklin njihet për hitet e saj, ndër të cilat edhe "Respect and Think". Ajo ka patur mbi 20 këngë që janë renditur të parat dhe një karrierë të shkëlqyer. Performanca e fundit e Franklin ka qenë në Nëntor, në një gala të mbajtur në New York, për fondacionin Elton John, në ndihmë të personave me AIDS.
Kush ishte Aretha Franklin?
Aretha Franklin lindi në Memphis dhe ishte e bija e një këngëtari dhe pianisti që performonte në kishë. Franklin mori mësime që në moshë të re, nga Mihalia Jackson dhe Clara Ward.
Franklin e pati të vështirë të bëhej e famshme në fillimet e saj. Lëvizja e saj në shtëpinë muzikore "Atlantic Records", në vitin 1966, bëri që këngëtarja të kishte sukses të padiskutueshëm me disa nga hitet e saj kryesore.
Në vitin 1968, ajo u bë e famshme si "Gruaja e Soul" - një simbol krenarie për afro amerikanët. Franklin doli në kopertinën e revistës "TIME" dhe iu dha një çmim nga Martin Luther King.
Në vitet 80' Franklin krijoi disa nga hitet më të rëndësishme të kohës, që përfshinte "Who's Zooming Who?" dhe dueti me George Michael, "I knew you were right (For Me)".
Franklin mori medaljen e Lirisë nga presidentin amerikan George W. Bush në vitin 2005 dhe u cilësua si një këngëtare që kishte "prekur zemrat e miliona amerikanëve".
Dhjetë vite më pas, ajo e bëri presidentin amerikan Barack Obama, të qajë me kënën, "You make me feel like a natural woman", në një ceremoni në qendrën Kennedy.
/TPZ.AL/
https://www.youtube.com/watch?v=XHsnZT7Z2yQ
https://www.youtube.com/watch?v=n0POmdK18WU