TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Parlamenti i Kosovës dhe ai i Shqipërisë kanë arritur një marrëveshje të rëndësishme për njohjen automatike të diplomave të studentëve, të dy vendeve.
Gjatë takimit të kryeparlamentarit të Kosovës, Kadri Veseli me homologun e tij shqiptar Gramos Ruçi, u ra dakord që të krijohet një komunitet me qëllim zgjidhjen e problemeve legjislative, duke përfshirë çështjet e studentëve të të dyja vendeve, lejes së qëndrimit dhe regjimit doganor.
“U dakorduam që të dy parlamentet të krijojnë një komitet ashtu sikurse kemi komitet ne në Shqipëri në bashkimin evropian për të zgjidhur problemet legjislative, për të lehtësuar mjaft pengesa siç janë çështja e studentëve, qoftë ë studentëve shqiptarë në Kosovë, qoftë të studentëve të Kosovës në universitet shqiptare, me qëllim që në harkun maksimumi brenda një viti të gjithë problematikën e evidentuar deri tani me pengesa të zgjidhen, e njëjta gjë edhe sa i përket lëvizjes së njerëzve, lejeve të qëndrimit, apo çështjeve të regjimeve doganore”, tha Ruçi.
Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ka thënë se çështja e cila do të bëhet me urgjencë në mes të dyja vendeve është njohja e diplomave. Ai tha se njohja e diplomave të studentëve nga Kosova dhe Shqipëria do të bëhet në mënyrë automatike.
“Mos të flas për çështjen e njohjen diplomave të cilat as nuk duhet të jenë temë ndërmjet dy vendeve tona. Atë diplomë të cilët institucionet e Republikës së Shqipërisë, gjegjësisht institucionet e Republikës së Kosovës e njohin vendet përkatëse do të ketë njohje automatike edhe në vendet tona. Kjo është ajo të cilën do ta bëjmë menjëherë”, tha Veseli. /TPZ.al/