AKTUALITET, 27 Dhjetor 2018, 22:50

Presidenti Meta nderon legjendat e sportit korçar

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka qenë i pranishëm ditën e sotme në qytetin e Korçës ku ka vlerësuar disa nga legjendat e sportit korçar dhe atij Kombëtar.

49204948_2062349790477950_4207667507273662464_n

Bëhet fjalë për legjendat e futbollit, Teodor Vaso, Dhimitraq Xhambazi dhe Koço Dinellën, trajnerin e papërtuar të atleteve shqiptare Piro Kasatin, kampionen e dimensioneve europiane dhe “mbretëreshën” e atletikës Pavlina Evro, simbolin e volejbollit shqiptar Tamara Nikolla si dhe basketbollisten e jashtëzakonshme Zamira Koleci.

49001740_2062349863811276_4730521016114085888_n

Të pranishëm në ceremoninë e ndarjeve të dekoratave për legjendat e sportit korçar kanë qenë edhe presidenti i Skënderbeut, Ardian Takaj si dhe zv.trajneri Gentjan Liç, që i kanë dhuruar kreut të shtetit një fanellë të kampionëve në fuqi me numrin 10-të.

Meta Lici

sdsdMetaMeta VasoMeta XhambaziMeta 1