AKTUALITET, 31 Dhjetor 2020, 09:30

Presidenti Meta dekreton shkarkimin e Edi Ramës si ministër i Jashtëm


Presidenti Ilir Meta ka dekretuar sot shkarkimin e Edi Rama nga detyra e ministrit për Europën dhe Punët e Jashtme dhe Olta Xhaçka nga detyra e ministrit të Mbrojtjes.

Po sot, Presidenti Meta ka dekretuar emërimin e Olta Xhaçka në detyrën e ministrit për Europën dhe Punët e Jashtme dhe Niko Peleshi në detyrën e ministrit të Mbrojtjes.