AKTUALITET, 30 Dhjetor 2020, 20:28

VIDEO/ Reshjet e shiut mbulojnë rrugët e Durrësit, LSI nxjerr pamjet: Kurrë më sektit të betonit

VIDEO/ Reshjet e shiut mbulojnë rrugët e Durrësit, LSI nxjerr


Reshjet e shiut të rëna gjatë ditëve të fundit, kanë shkaktuar përmbytje nëpër rrugët e qytetit të Durrësit.

Siç shihet edhe nga pamjet, një sërë aksesh rrugore janë mbuluar nga uji.

Situata ka shkaktuar trafik të rënduar në qytetin bregdetar, ku situata më e vështirë ka qenë në lagjen 1, në shëtitoren “Taulantia”.

Uji në disa akse ka shkuar deri në 30 centimetra, duke rikthyer shqetësimin e përvitshëm të banorëve atje.

Duke publikuar pamjet e përmbytjeve të rrugëve, LSI në këtë qytet, thekson: “Kurrë më sektit të betonit dhe korrupsionit që shkatërroi Durrësin”.