AKTUALITET, 30 Dhjetor 2020, 20:40

Dy aksidente në Tiranë, autorët largohen nga vendngjarja

Dy aksidente në Tiranë, autorët largohen nga vendngjarja


Policia e Tiranës ka lajmëruar se mbrëmjen e sotme kanë ndodhur 2 aksidentë ne kryeqytet.

Rreth orës 19:30, në rrugën “Aleksandër Moisiu”, një mjet tip “Foristradë”, ka aksidentuar A. D., 55 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Autori është larguar nga vendngjarja dhe po kerkohet nga policia.

Ndërsa rreth orës 19:35, në rrugën “Bardhyl”, dyshohet se një mjet me drejtues ende të paidentifikuar ka aksidentuar duke u larguar nga vendngjarja shtetasin Xh. L., 58 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Policia thotë se grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes si dhe për identifikimin e autorëve dhe gjetjen e mjeteve.