AKTUALITET, 31 Dhjetor 2020, 08:49

Digjet gjatë natës makina në Durrës

Digjet gjatë natës makina në Durrës


Një makinë është shkrumbuar nga flakët mbrëmjen e së mërkurës në Durrës.

Burime  bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në lagjen 11.

Ndërkohë deri më tani nuk ka asnjë informacion në lidhje me shkaqet e një ngjarje të tillë.

Policia e cila ndodhet në vendin e ngjarjes po punon për zbardhjen e plotë të saj.

Njoftimi i plotë:

Më datë 31.12.2020, në orën 06:30, në lagjen nr.11, Durrës, ka marrë flakë mjeti tip “Benz”, në pronësi të shtetasit E. K., nga e cila ka vetëm dëme materiale.

Nga hetimet paraprake dyshohet se mjeti ka marrë flakë nga një shkëndijë elektrike.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe punon për zbardhjen e ngjarjes.