AKTUALITET, 13 Prill 2020, 20:47

Presidenti Macron: Franca në karantinë edhe një muaj, shkollat hapen në 11 maj

Presidenti Macron: Franca në karantinë edhe një muaj, shkollat

Në një fjalim të mbajtur sot para kombit francez, Presidenti Emmanuel Macron ka njoftuar një zgjatje të pritur gjerësisht në bllokimin e vendit.

Kufizimet e tanishme do të mbahen në fuqi deri më 11 maj, raporton EuroNews.

Ky vendim vjen në një kohë kur epidemia e koronavirusit të Francës po tregon shenja të ngadalësimit.

"Shpresa po kthehet por asgjë nuk është e sigurt", tha ai.

Bllokimi filloi në 17 Mars dhe u ripërtëri për herë të parë dy javë më vonë.

Macron tha se pas të hënës 11 maj, shkollat gradualisht do të fillojnë të rihapen.

Vendimet e tij vijnë në mes të shqetësimit në rritje për furnizimin me pajisje mjekësore, si dhe pasojat sociale të pandemisë në Francë.

Kjo është përkundër shifrave relativisht inkurajuese të viktimave gjatë fundjavës së Pashkëve.

Deri tani shifrat tregojnë se virusi ka vrarë 14393 njerëz në Francë, përfshirë më shumë se 9,000 në spital. Kjo shifër e fundit tregon një rritje të 310 viktima gjatë 24 orëve.

Për ditën e katërt ,e radhë numri i pacientëve në kujdes intensiv gjithashtu ka rënë pak.

Franca ka disa nga kufizimet më të vështira të bllokimit në Evropë.

Njerëzit mund të lënë shtëpitë e tyre për të udhëtuar për në punë, përveç nëse kjo nuk mund të bëhet nga shtëpia, të blejnë furnizime thelbësore të ushqimit dhe ilaçeve, të ndihmojnë të tjerët në nevojë ose të bëjnë një stërvitje të shkurtër.