TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryeministri Edi Rama, ka prezantuar mbrëmjen e sotme, paketën e zgjeruar ekonomike në ndihmë të qytetarëve, për shkak të krizës që ka shkaktuar Covid-19.
Komunikimi i Ramës në ERTV, pati tone populiste, madje deri në një mallëngjim ekstrem, kur tha se ai po vuan çdo ditë papushim dhe se e ndjen dhimbjen e popullit "deri në palcë".
"E di po e vuaj ditë-natë papushim dhimbjen tuaj. Dhimbjen e familjeve që kanë halle më shumë se të tjerët. Dhimbjen e prindërve që nuk sjellin dot në shtëpi të ardhurat nga puna që është mbyllur. Dhimbjen e atyre që kanë mbetur jashtë kufijve dhe nuk kthehen dot. E ndjej deri në palcë dhimbjen e gjithëkujt që nuk ja del të qetësohet, sot që dita duket ende më e gjatë, sepse mundi duket më i madh dhe durimi duhet më i madh.
Detyra ime është të mbyll veshët që të mos dëgjoj sirenat joshëse që thonë, hajde dalim, hajde ta sfidojmë armikun, aq më tepër që ka dalë edhe dielli joshës i pranverës.
E provuan disa më të fuqishëm se ne, që ranë pre e atyre sirenave dhe shikojeni që, janë zhytur në një vorbull infektimesh dhe vdekjesh dhe nuk po nxjerrin dot kokën mbi sipërfaqje.
Është e vërtetë që e kemi kaluar për mrekulli deri këtu, hallin e halleve, mbrojtja e jetës. Po shohim si kurba e infeksionit, po mbahet në kontroll, më mirë se në shumicën e vendeve të Europës. Nuk shohim të na mungojnë shtretërit dhe të na vdesin njerëz sepse i mungon respiratorin. Nuk kemi të vdekur nga bluzat e bardha. Nuk kemi as kufoma që s’kemi ku t’i varrosim.
Dhimbjet nuk e kemi aq të fortë sa popujt e tjerë. Detyra ime është, që të mos e ngatërroj dhimbjen aspak të vogël nga pasojat, me shkakun e këtij qëndrimi të fortë në mbrojtje, që kemi zgjedhur dhe po mbajmë. E di dhe është shumë e vërtetë që cënohet liria e qytetarëve, ekonominë kombëtare, ama mos e harroni, por edhe po e harruat ju, nuk kam të drejtë ta harroj unë; liritë do të kthehet, ekonomia do të rikthehet por të vdekurit nuk i kthejmë dot", tha Rama.
Ditën e sotme Shqipëria ka filluar lehtësimin gradual të masave ekstreme të izolimit, por kjo po shoqërohet me një projektligj mjaft të ashpër. Qeveria shqiptare, kërkon të miratojë në Kuvend, një projekligj që dënon me burgim deri në 10 vite, çdo person që thyen rregullat e karantinës.
/TPZ.al/