AKTUALITET, 14 October 2026, 16:11

Protestuesit u vënë flakën semaforëve pranë sheshit “Skënderbej”, digjen edhe stolat plastikë (VIDEO)

Protestuesit u vënë flakën semaforëve pranë sheshit

Protestues të maskuar kanë dëmtuar dhe u kanë vënë flakën semaforëve përgjatë rrugës që të çon drejt sheshit “Skënderbej” në Tiranë.

Gjithashtu, ata kanë krijuar një bllokadë me stola plastikë, mes të cilëve shihen semaforët e përfshirë nga flakët.