AKTUALITET, 14 October 2026, 16:59

Ambasada britanike reagon për protestën në Tiranë: Dhuna nuk justifikohet, policia të shmangë veprimet joproporcionale

Ambasada britanike reagon për protestën në Tiranë: Dhuna nuk

Ambasada Britanike në Tiranë u ka bërë thirrje të gjitha palëve të respektojnë të drejtën për protestë paqësore dhe lirinë e shprehjes, duke theksuar se dhuna nuk mund të justifikohet dhe se policia duhet të shmangë veprimet joproporcionale.

Në një deklaratë, Ambasada nënvizon se e drejta për protestë paqësore dhe liria e shprehjes garantohen nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë.

“Megjithatë, – shton Ambasada, – e drejta për të protestuar nuk legjitimon përdorimin e dhunës apo dëmtimin e pronës publike dhe private. Sikundër, ajo nuk duhet të përballet me veprime joproporcionale nga policia.”

Në përfundim, Ambasada Britanike u ka bërë thirrje të gjitha palëve të respektojnë këto të drejta dhe të kontribuojnë në uljen e tensioneve.

Ambasada britanike reagon për protestën në Tiranë: Dhuna nuk