AKTUALITET, 3 Gusht 2020, 12:13

“Preken më lehtë dhe nga koronavirusi”, Silva Bino: Kush janë grupet e riskut që do të bëjnë vaksinën e gripit falas

“Preken më lehtë dhe nga koronavirusi”, Silva Bino: Kush


Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu tha sot se po punohet për t’u përgatitur për vjeshtën dhe dimrin, stinë në të cilat gripi stinor do i bashkangjitet dhe situatës së shkaktuar nga koronavirusi.

“Jemi të angazhuar për rritjen e mbulesës vaksinale ndaj gripit, e cila do të jetë falas për të gjithë kategoritë e rrezikuara, si pjesë e strategjisë tonë për të përballuar situatën e shkaktuar nga COVID19”.

Deri tani kemi bërë porosinë për serinë e parë të vaksinave.

Përgatitemi për të vijuar përballjen me epideminë e Covid, që sipas strategjisë po forcojmë kapacitetet e testimit, gjurmimit, spitaleve e paralelisht me sëmundshmerinë tjetër që është po kaq e rrezikshme.

Rrisim kapacitetet për vaksinimin e sigurt, ndaj gripit për grupet e rriskuara”, tha Manastirliu.

Shefja e Epidemiologjisë së ISHP-së, Silva Bino tha se kategoritë e rrezikuara që janë edhe më të prekshëm nga Covid-19, janë “persona me sëmundje kronike, punonjësit shëndetësore, mësuesit apo kujdestarët për fëmijët si dhe fëmijët nga 2 deri 5 vjeç, sepse e transmetojnë më shumë gripin”.