TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ndërron jetë nga COVID-19, mjeku Anibal Byberaj. Mësohet se mjeku pneumolog u paraqit dje në spitalin COVID2 në gjendje të rëndë shëndetësore dhe u fut menjëherë në intubim.
Por, edhe pas përpjekjeve të mjekëve, ai nuk mundi të fitonte betejën me COVID-19.
Nuk dihet ende se prej sa ditësh mjeku ishte i prekur nga koronavirusi dhe se pse shtrimi i tij në spital ka ardhur vetëm dje, kur gjendja ishte përkeqësuar ndjeshëm.
Byberaj ka qenë mjek në Tropojë, ka mbajtur dhe postin e drejtorit të spitalit të Tropojës, duke iu shërbyer qindra qytetarëve.
Ndërkohë javët e fundit është rritur ndjeshëm numri i të infektuarve dhe viktimave. Ministria e Shëndetësisë bëni me dije ditën e djeshme se së fundmi kanë ndërruar jetë pesë persona dhe janë konfirmuar 123 raste të reja.
Autoritetet bëjnë thirrje që qytetarët të respektojnë distancimin social dhe të vendosin maska në ambiente të mbyllura.