AKTUALITET, 3 Gusht 2020, 10:24

Akuzohet për tre vrāsje, u lirua pa kryer dënimin. Si e fitoi lirinë para kohe “i tmerrshmi” i Beratit

Akuzohet për tre vrāsje, u lirua pa kryer dënimin. Si e fitoi


Një tjetër lirim i dhënë nga gjykatat shqiptare rreth një vit më parë ngjalli diskutime të shumta në vendin tonë.

Vendimi i lirimit ishte dhënë ndaj të “tmerrshmit” të Beratit, Lulzim Caka, i akuzuar dhe dënuar për tri vrāsje.

Sot Caka është në moshën 58-vjeçare, ndërsa krīmet e tij datojnë prej 1995- ës, ndërsa u arrestua në Itali në vitin 2003 dhe u ekstradua në Shqipëri.

Pas ekstradimit Caka nisi betejën me drejtësinë duke fituar në Kushtetuese të drejtën e rigjykimit dhe nga 75 vite burg, u dënua me 25 vjet.

Por si arriti të fitonte lirinë? Lulzim Caka i shpëtoi qëndrimit në qeli falë një mbrojtje të mirë që i është ofruar por edhe “ping-pongut” që bënë një sërë gjykatash, mes të cilave rrugën e lirisë ia hapi Gjykata e Lartë për rishikim vendimi, më tej Gjykata Kushtetuese dhe për “t’i vënë vulën” edhe Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut.

Lul Caka u soll në Shqipëri me një marrëveshje ekstradimi me Italinë në vitin 2003 dhe pas 16 viteve burgim atij iu konsideruan të shlyera 25 vitet e dënimit.

Lirimi i Lul Cakës në korrik të vitit 2019 solli shkarkimin e drejtorit të burgut në Kosovë të Lushnjës dhe juristit të institucionit, ndërsa nisi një hetim për gjyqtarin që dha vendimin e lirimit të Lul Cakës.

Ky i fundit u shpall sërish në kërkim policor me arsyen se lirimi i tij ishte bërë padrejtësisht dhe se duhet të kthehej në qeli për të shlyer vitet e dënimit.

Por deri më sot Lul Caka nuk është mundur të gjendet e të vihet sërish pas hekurave.

Krīmet

Lulzim Caka u rekrutua nga “Banda e Karbunarës”, e cila drejtohej nga Bujar Sulaj (Loshi i Karbunarës), djali i tezes së tij.

Më 26 mars 1999 Caka rishfaqet në skenë, kur akuzohet se ishte një prej atentatorëve të dy shefave të krīmit të Beratit dhe Kuçovës, tek Ura e Samaticës.

Oficerët e policisë arritën të shpëtonin, por makina e tyre u dogj nga atentatorët.

Por më tepër se nga Policia, Caka do të gjurmohej dhe sulmohej gjatë këtyre viteve nga hasmit e tij. Më 20 korrik 1997 Lulzim Caka bëri hapin e gabuar të përfshirjes në hakmarrjen mes fisit të Palëve dhe Yzeirëve në fshatin Rërëz në Berat.

Duke qenë njeri i afërt i fisit të Çalëve, Caka u implikua në vrāsjen e Nezir Yzeirit, kunatës së tij Ashime dhe djalit të adoptuar të saj, Ilir Yzeiri.

Ndërkohë në qershor 1998, ai hapi një tjetër hakmarrje, kur vrāu Lulzim Eminin, vëllain e “Miles”, “të fortit të Fierit”.

Pas një ndjekjeje të gjatë të Policisë, ai u arrestua dhe u dënua me 25 vjet burgim për këtë vrāsje. Por hekurat e burgut të Lushnjës nuk ishin tepër të sigurt për një vrāsës si Caka.

Më 6 janar 2001, nëpërmjet një sharre, ai arriti të priste hekurat dhe të largohej nga qelia për t’u hakmarrë për përdhunīmīn dhe vrāsjen e nënës së tij, Xhevries, 56-vjeçare, dhe vëllait Bardhoshit.

Dy personat e dyshuar për krīmin e fundit, Valter Bega, 21 vjeç, dhe Maringlen Cami, 22 vjeç, u vrānë më 22 mars 2001 prej tij.

Në dhjetor të vitit 2001 ai u kap në Foxhia të Italisë. Ndërsa në vitin 2003 u ekstradua në Shqipëri, ku qëndroi 16 vite në burg.

KUSH ISHTE LULZIM CAKA?

Një i ri nga Berati që karrierën krīminale e nisi me vjedhje, grabitje, vrāsje e plaçkitje, mundi të kthehej në personazhin e botës së krīmit.

Kur ai ishte 33 vjeç u vu nën akuzë për vrāsjet e para dhe deri në vitin 1996 kur ai u përfshi në atentatin ndaj Gani Malushit dhe Ilir Ngresit.

Caka pas arratisjes në Itali, ku qëndroi për një vit e gjysmë, u prangos në Foxhia për t’u sjellë në Shqipëri ku ndërroi mbi katër burgje deri sa u vendos në Kosovë të Lushnjes./Panorama