AKTUALITET, 3 Gusht 2020, 09:24

Kallashnikov dhe municion luftarak në makinë, kapet ‘mat’ 38-vjeçari

Kallashnikov dhe municion luftarak në makinë, kapet ‘mat’


Një 38-vjeçar me iniciale L.M. është arrestuar nga policia pasi u kap duke qarkulluar me automjet me kallashnikov me vete.

Ai u ndaluar pas një aksioni nga DVP Dibër, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Bulqizë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Dibër, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “ārmëmbajtja pa leje”.

“Vijojnë operacionet policore të njëpasnjëshme për goditjen e rasteve të ārmëmbajtjes pa leje.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Gjorica”.

Operacioni nga DVP Dibër, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Bulqizë.

Qarkullonte me ārme zjarri kallashnikov dhe municion luftarak, vihet ne pranga 38-vjeçari.

Specialistët e Hetimit të Krīmit në DVP Dibër, në vijim të punës për parandalimin e ngjarjeve krīminale, kapjen e personave në kërkim apo të atyre që qarkullojnë me ārmë zjarri, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Gjorica”, në kuadër të të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi:

L.M., 38 vjeç, banues në Gjoricë, Bulqizë.

Ky shtetas u kap duke qarkulluar me automjetin e tij “Opel”, me ārmë zjarri kallashnikov dhe municion luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Vijon puna në bashkëpunim me Prokurorinë, për zbardhjen e qëllimit të mbajtjes dhe qarkullimit me ārmë zjarri me vete.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Dibër, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “ārmëmbajtja pa leje”, për të cilën parashikohet dënimi deri në 7 vite burg”, njofton policia.