AKTUALITET, 3 Gusht 2020, 11:14

Vijojnë zjarret në Shqipëri, digjen pyjet në Gjirokastër

Vijojnë zjarret në Shqipëri, digjen pyjet në


Vijojnë të jenë aktive disa vatra zjarri që kanë përfshirë zonën malore të fshatit Zhulat në bashkinë Gjirokastër.

Katër vatra zjarri janë ende aktive dhe deri më tani janë shkrumbuar dhjetëra hektarë tokë.

Sipas informacioneve dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme dhe për këtë policia ka shoqëruar disa persona.

Ndërkohë terreni i vështirë e bën të pamundur ndërhyrjen për shuarjen e flakëve.