AKTUALITET, 3 Gusht 2020, 11:53

Koronavirusi i merr jetën 28-vjeçarit nga Shkodra


Një djalë i ri 28-vjeç është bërë vīktima e radhës e koronavirusit në vend.

Mësohet se ai quhet Anton Çuni. Lajmin e bën me dije në rrjetet sociale, OSHEE e Shkodrës, e cila ka publikuar dhe foton e të riut.

Antoni punonte elektricist dhe nuk i ka bërë dot ballë betejës me virusin e rrezikshëm.

Postimi në rrjetet sociale nga “OSHEE Rajoni Shkodër”:

Virusi nuk njeh moshë, aq më tepër profesion…

Padrejtësisht i mori jetën kolegut tonë, elektricistit 28-vjeçar, Anton Çuni.

Me hidhërim të madh, të pikëlluar, i shprehim ngushëllime të sinqerta familjes, të afërme dhe miqve ? U prehtë në paqe?