AKTUALITET, 2 Dhjetor 2020, 13:14

Prefekti i Kukësit i përgjigjet “JO” Këshillit të Qarkut, refuzon heqjen e titullit “Qytetar Nderi” për Veton Surroin

Prefekti i Kukësit i përgjigjet “JO” Këshillit

Prefekti i Qarkut të Kukësit ka refuzuar heqjen e titullit “Qytetar Nderi”, Veton Surroit.

Mësohet se Prefekti ka rrëzuar vendimin e Këshillit të Qarkut të Kukësit, i cili i hoqi këtë titull publicistit dhe analistit kosovar, Veton Surroi.

Politikani i njohur e kishte marrë këtë titull nga Këshilli i Qarkut të Kukësit në vitin 2015, por që iu hoq pak ditë më parë, vendim ky që ngjalli polemika të shumta.

Vetë kryebashkiaku i Kukësit, Safet Gjici, u justifikua se Veton Surroit i është hequr titulli “Qytetar Nderi”, për shkak të fushatës së tij mediatike dhe politike kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Vendimi i Gjicit ngre shumë pikëpyetje, njëkohësit është kundërshtuar nga shumë figura të rëndësishme politike.