TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Detaje të reja mësohen në lidhje me atentatin e ndodhur mbrëmjen e djeshme në Fushë Dukat, në afërsi të Orikumit, në Vlorë.
Gazetari i “News 24” Enrik Mehmeti ka shkuar sot në vendin e krimit, ndërsa referuar burimeve policore bën me dije se autorët i kanë zënë pritë të riut dhe ishin të sigurit që do të kalonte në këtë rrugë.
Ata madje janë fshehur pas pemëve për të vënë në zbatim planin e tyre.
Në drejtim të mjetit të Benjamin Boshanit janë derdhur 15 plumba kallashnikovi, ndërsa 8 prej tyre e kanë goditur në trup duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.
I riu kishte ndërruar jetë në momentin që një banor i zonës e pikasi brenda makinës së tij.
Deri më tani policia ka shoqëruar shtatë persona të dyshuar për ngjarjen, ndërsa ende nuk dihet cilët janë autorët.
Pista kryesore e hetimeve mbetet ajo e larjes së hesapeve për pazare droge, duke u nisur edhe nga fakti që i riu kishte bërë burg në Itali për trafik të lëndëve narkotike.