TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
"Bjeri me top! 8 milionë dollarë për 600 metra riparim rruge! "
Me të tillë thirrje revoltuese, Belind Këlliçi, kreu i FRPD, i është drejtuar sot, kryebashkiakut Erion Veliaj, pas rikonstruksionit tepër të kushtueshëm të bulevardit Zogu i Parë në Tiranë.
“Domethënë, 15 milionë dollarë për 1 kilometër rrugë, që nuk ndërtohet nga e para, që s'ka ura, mbikalime apo tunele – nënvizon Këlliçi.
“Në Irlandë u ndërtua një autostradë me kosto 16 milionë euro/km dhe Bashkimi Europian reagoi menjëherë. Në Shqipërinë shumë larg standardeve të Irlandës, bëhen riparime 15 milionë dollarë për kilometër!
Grabitje të tilla me top e mbajnë Shqipërinë larg hapjes së negociatave me BE, - theksoi kreu i të rinjve demokratë duke përfunduar me një paralajmërim plot sarkazëm:
“Në përfundim të misionit, Erioni na dhuron një buzëqeshje të stampuar. I hanë duart për misionin e radhës!”