TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Zv.ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli tha se Komiteti i Ekspertëve nuk e ka diskutuar në asnjë moment sugjerimin për mbylljen e vendit gjatë fundjavës, apo zgjatjen e orës policore, pasi për momentin situata nuk e justifikon këtë.
Por këto masa Rakacolli nuk i përjashtoi në rast se situata përkeqësohet, sa i takon shifrave të infektimeve apo vdekjeve nga Covid-19.
A është e vërtetë që komiteti i ekspertëve ka sugjeruar një mbyllje gjatë fundjavës për të frenuar përhapjen e infeksionit por nuk është pranuar se lidhet dhe me ekonominë e vendit?
Rakacolli: Komiteti në asnjë moment nuk e ka shtruar këtë lloj alternative në asnjë moment.
A do kemi mbyllje në fundjave dhe reduktim të orarit të lëvizjes së qytetarëve nga ora 20:00 deri në 6?
Rakacolli: Në vendimin e sotëm nuk është përmendur kjo, mbetet kjo që thamë nëse do ketë rëndim, masa mund të jetë kjo dhe të tjera, por për situatën ku jemi nuk është e justifikon kjo masë.