AKTUALITET, 2 Dhjetor 2020, 12:24

Rakacolli: Kufizimi i lëvizjes nga ora 22:00 deri në 06:00 të mëngjesit, do të mbetet në fuqi

Rakacolli: Kufizimi i lëvizjes nga ora 22:00 deri në 06:00 të

Zv/ ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli, në një dalje për media sot bëri me dije se për një afat të pacaktuar do të vazhdojnë të jenë në fuqi masat aktuale të kufizimeve anti-Covid.

Megjithatë, Rakacolli theksoi se situata është dinamike dhe nëse do të rëndohet, mund të vlerësohen masa të reja.

“Komiteti i Ekspertëve në mbledhjen e zhvilluar pak më parë mori vendimin për t’i vijuar këto masa.

Do të vijojnë të jenë të ndaluara mbledhjet me më shumë se 10 persona, do të jetë në fuqi kufizimi i lëvizjeve nga ora 22:00 deri në 06:00 të mëngjesit, do të kufizohen baret dhe restorantet.

Administrata do të vazhdojë të punojë nga shtëpia. Universitetet do të vazhdojnë online, shkollat do të vazhdojnë mësimin e kombinuar.

Të gjitha këto masa do të jenë pa afat. Duhet theksuar që kjo situatë është dinamike, nëse do të rëndohet, mundet të vlerësohet”, tha Rakacolli.