TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Xhani De Biazi ishte shumë pranë kalimit te skuadra e Sampdorias pas shkarkimit të Di Françeskos potr gjithçka ndryshoi në momentet e fundit. Në skenë doli emri i Klaudio Ranierit dhe ishte pikërisht trajneri që shkroi histori në Angli, ai që firmosi me Sampdorian për dy vite.
Në këtë mënyrë, ëndrra e De Biazit mori fund edhe një herë tjetër ndërkohë që mediat italiane kanë zbuluar edhe prapaskenën e kalimit të Ranierit te Sampdoria. Sipas asaj që raportohet nga Italia, presidenti Masimo Ferrero ka marrë një telefonatë nga Antonio Kasano dhe Françesko Toti, ku të dy ish-futbollistët i kanë këshilluar trajnerin Ranieri.
Presidenti Ferrero është bindur nga telefonata e dy ish-futbollistëve dhe menjëherë ka nisur bisedimet me Ranierin, duke gjetur gjuhën e përbashkët. Ranieri ka firmosur deri në qershorin e vitit 2021 dhe do të përfitojë 2 milionë euro në sezon. Ndërkohë, pritet vetëm prezantimi i tij si trajner.