AKTUALITET, 12 October 2026, 13:11

Ministri izraelit, nga Tirana: Edi Rama është një nga udhëheqësit më të jashtëzakonshëm në botë. Ka një busull morale të palëkundur

Ministri izraelit, nga Tirana: Edi Rama është një nga

Ministri i Jashtëm i Izraelit, Gideon Sa’ar, vlerësoi marrëdhëniet me Shqipërinë dhe kryeministrin Edi Rama gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha. 

Në fjalën e tij, ai e cilësoi Ramën një udhëheqës të jashtëzakonshme me një busull të palëkundur morale. 

“Shqipëria është një mike e vërtetë e Izraelit. Me zgjedhjet që do të zhvillohen në Izrael nuk është momenti më i lehtë për të udhëtuar, por ishte e rëndësishme të gjeja kohën për të vizituar Shqipërinë. Nuk do ta harrojmë kurrë atë që bëri Shqipëria.

 Shohim sot të njëjtën qasje morale pas masakrës së 7 tetorit. Dua të shpreh admirimin tim të jashtëzakonshëm për kryeministrin Rama, që është, në këndvështrimin tim, një nga udhëheqësit më të jashtëzakonshëm në botën e sotme. Udhëheqja e tij, bindja dhe busulla e palëkundur morale kanë vlerë përtej Ballkanit, përfshirë edhe rajonin tonë.

 Faleminderit për punën e pareshtur për ta çuar marrëdhënien tonë përpara. Vitin e kaluar kemi nënshkruar një marrëveshje dypalëshe për shëndetësinë. Sot do ta zgjerojmë këtë partneritet me një marrëveshje më të gjerë, duke krijuar mundësi për kompanitë tona dhe bashkëpunim më të thellë”, tha Sa’ar.