AKTUALITET, 27 Gusht 2020, 09:19

Pozitivë me koronavirus dy efektivë të “Shqiponjave” dhe shoferi i drejtorit të policisë në Elbasan

Pozitivë me koronavirus dy efektivë të “Shqiponjave”


Covid-19 vijon të infektojë në drejtorinë e policisë së Elbasanit.

Abc News raporton se së fundmi kanë rezultuar pozitivë dy efektivë të skuadrës “Shqiponja”.

Po ashtu i infektuar është konfirmuar edhe shoferi i drejtorit të policisë. Më herët në drejtorinë e Elbasanit janë konfirmuar edhe të tjerë të infektuar.

Situata nga Covid-19 në vend vijon të jetë shqetësuese. Ditën e djeshme ministria e Shëndetësisë njoftoi 168 raste të reja dhe katër humbje jete në dy spitalet Covid.