AKTUALITET, 19 Korrik 2018, 15:41

Brenda kompanisë më të madhe shqiptare, që nga trajtimi special për punonjësit deri te kontributi për shoqërinë

Brenda kompanisë më të madhe shqiptare, që nga trajtimi

Nga Sokol Kondi*

Grupin Balfin e njihja edhe më parë si një grup prestigjioz, që e kishte nisur veprimtarinë në fushën e shitjes së pajisjeve elektro-shtëpiake me pakicë me rrjetin e dyqaneve Neptun dhe shpejt ishte zgjeruar me sukses edhe drejt fushës së investimeve, si në rastin e ngritjes së dy Qendrave Tregtare më të rëndësishme në vend, QTU dhe TEG. Por së fundmi më kishte bërë përshtypje edhe përfshirja e kompanisë në fushën sociale, pasi në ekranet televizive kisha parë se disa familje në nevojë ishin ndihmuar nga grupi që t’i zgjidhnin përfundimisht problemet e tyre jetike.

Nuk është e lehtë të flasësh për një kompani, pjesë e së cilës je edhe vetë, çka përbën konflikt interesi, por në këto dy muaj që kam mundur ta njoh nga brenda, mbresat kanë qenëtë atilla sa qënuk do të mund ta ndalnin dot motivimin për të rrëfyer atë se çfarë kam përjetuar vetë në Balfin.

Rekrutim me stil perëndimor, thjeshtësi dhe frymë bashkëpunimi

Ishte muaji mars i këtij viti kur pata kontaktet e para me drejtuesit e Grupit Balfin, të cilat vijuan me disa takime mjaft rigoroze dhe profesionale në mjediset e kompanisë, e ndodhur në katin e 11-të, në disa zyra moderne dhe high-tech në një nga zonat më vitale të Tiranës.Qysh në fillim m’u vu në dukje se ekzistonte një kod veshjeje mjaft elegant të cilit të gjithë punonjësit i përmbaheshin, çka më dha menjëherë qasjen paraprake të seriozitetit me të cilin punonte kompania. Kjo ide m’u përforcua gjithnjë e më shumë takim pas takimi.

Fillimisht u kontaktova nga Departamenti i Burimeve Njerëzore, i cili më thërriti në një intervistë të mirëfilltë dhe të gjatë.Mënyrën e bisedës nga ana e ekspertëve të rekrutimit do ta krahasoja më tepër me atë të një stili perëndimor, me pyetje tëdrejtpërdrejta dhe që preknin thelbin e çështjeve.

Në vijim takova Drejtorin e Komunikimit dhe të Marrëdhënieve me Publikun dhe me pas CEO-n e grupit të cilëtishin tepër direktë dhe kërkues ndaj meje lidhur me përvojat e mia të mëparshme.

Pak ditë më pas m’u la një takim me vetë presidentin e grupit, Z. Samir Mane.

U befasova dhe mendova se tani do të ishte pjesa më e vështirë për mua, por në fakt do tësurprizohesha edhe më shumë në vijim. Me shumëthjeshtësi dhe konkretësi,ai më uroi mirëseardhjen dhe më shpjegoi gjithashtu se çfarë priste tamam nga unë në këtë detyrë të re.

Pak kohë më pas, kur do të nisja ditën e parë të punës, do tëmë bënte përshtypje organizimi që i rezervohej një punonjësi të ri. Fillimisht m’u bë prezantimi një për një me të gjithëkolegët dhe drejtuesit e grupit. Në vijim, një-email i njoftonte ata dhe të gjithë grupinmbi përfshirjen time dhe mbi përvojën që kisha.Kolegët nga departamenti i burimeve njerëzore më shpjeguan rregullat e punës dhe më pajisën me të gjitha mjetet e nevojshme për të realizuar sa më mirë detyrat e mia.

Socializim, aktivitet fizik dhe tejkalim i barazisë gjinore

Që në ditët e para të kësaj përvojë të re, do tënjihesha direkt me nismat që kompania ndërmerrte për vetë punonjësit e saj. Fillimisht mësova se organizohej një kampionat i vërtetë volejbolli, me skuadra, gjyqtarë dhe ndeshje me eliminim direkt, që do të çonin deri në shpalljen e një fituesi mes skuadrave të kompanive të shumta të grupit. U ingranova menjëherë me organizimin e finales por edhe më herët, për tëzbuluar nga pranë se çfarëimpakti kishte një iniciativë e tillë, për t’i socializuarpunonjësit me njëri tjetrin dhe për t’i bërë edhemiq, dhe jo vetëm dhe thjesht kolegë.

Imagjinoni se me çfarë fryme kooperimi dhe solidariteti mund të operojnë në zyrë dy kolegë ose kolege, që një ditë më parë po mbështesnin njëri tjetrin në fushën e lojës për tërealizuar një pikë, për t’u mbrojtur nga rivalët dhe për t’u shpallur kampionë!

Pa lënë më një anë edhe benefitet e aktivitetit fizik që sjell sporti për këdo.

Por surprizat nuk mbaronin me kaq. Pak kohë më pas, në Balfin u lajmëruam se pak para përfundimit të ditës së punës, të gjithë punonjësit ishin të ftuar në sallën e madhe të mbledhjeve. Arsyeja fillimisht u mbajt “sekret”... Më pas mësuam sebëhej fjalë për të celebruar tre-vjetorin në punë të njërës prej kolegeve tona, e cila e kishte nisur si praktikante, ndërkohë që tashmë ishte konsoliduar në sektorin e financës.

Puna ime do të vijonte me disa takime njohëse me të gjithë drejtorët (ose drejtoreshat më saktë) tëmarketingut të kompanive të grupit. Duket se gratë dhe vajzat në Balfin shkëlqejnë kur vjen puna për të administruar këtë sektor, ndaj dhe në raport me meshkujt ato mbizotërojnë, duke bërë që çështja e barazisë gjinore të mos shtrohet si problem në dëm të grave, përkundrazi. Vlerësimi, fryma e bashkëpunimit dhe komunikimi i rregullt do t’i karakterizonte të gjitha këto takime.

Kujdesi i kompanisë për punonjësit dhe siguria, një trajtim i privilegjuar

Kujdes i veçantë i kushtohet edhe sigurisë së punonjësve, pasi në Grupin Balfin, ka një staf të dedikuar për raste emergjencash, i cili kujdeset që nga personat me aftësi të kufizuara e më tej. Ky ekip u vu në provë nërastin e rënies së tërmetit në Tiranë dhe organizimi i daljes së stafit nga shkallët e emergjencës nga ndërtesa 21 katëshe, u bë me rregull perfekt dhe duke zbatuar çdo udhëzim teknik.Të gjitha këto, së bashku edhe me disa grumbullime të herëpashershme të stafit jashtë zyrave me ndërthurje tematikash profesionale dhe argëtuese, janë vetëm disa nga politikat e përkujdesjes që Balfin zbaton për punonjësit e tij, të cilët pyeten rregullisht edhe përmes sondazhesh anonime se çfarë mund të bëjë më tepër kompania në mënyrë që ata të jenë më të lumtur në vendin e punës.

Balfin ka gjithashtu një Akademi për trajnimin dhe specializimin e mëtejshëm të punonjësve të tij, në mënyrë që ata të jenë në kontakt me risitë e fushave përkatëse dhe në lartësinë e trendëve të kohës.

Grupi është gjithashtu një punëdhënës i madh, gjithnjë i hapur për rekrutimin e talenteve të reja dhe me fokus te promovimi dhe ngritja në detyrë e punonjësve të tij.

Përgjegjësia sociale, zgjidhje për njerëzit në nevojë

Por ka edhe më, sepse kompania ka një strategji të mirëfilltë për Përgjegjësinë Sociale të Grupit. Në fakt, vetëm gjatëdy viteve të fundit, Grupi Balfin ka mbështetur familjet në zonat e përmbytura, ka mbështetur mjaft familje në varfëri ekstreme, që nga Himara e deri në Lushnje.Ka kontribuar për kauzën e SindromësDaun në Shqipëri, ka mbështetur kulturën dhe Teatrin Kombëtar, ka ndikuarnë gjelbërimin e qytetit të Tiranës, duke dhuruar qindra pemë. Ka dhuruar mbi 1700 libra për librarinë e qytetit të Lezhës, ka mbështeturhapjen e shkollës së parë profesionale të gjeologji-minierave në qytetin e Bulqizës dhe ka ndërmarrë shumë e shumë nisa të tjera të kësaj natyre.

Duke kontribuar qëpunonjësit e tij të jenë të lumtur, por duke bërëmbitëgjitha të lumtur edhe të pamundurit, njerëzit në nevojë dhe ata që kanëdomosdoshmëri për përkrahje, kjo e bën Grupin Balfinnjë institucion të madh që mbart vlera të pamatshme në radhë të parë njerëzore.

P.S:  Grupi Balfin, është grupi më i madh dhe inovator i investimeve në Shqipëri dhe një ndër më të mëdhenjtë në rajon, i njohur për investimet në qendrat tregtare QTU, TEG dhe SEG, zhvillimet e zonave rezidenciale dhe tregtare, në turizëm me projekte si GreenCoastResort dhe Vala MarResidences, në industrinë e modës dhe atë minerare, si dhe në aktivitetet e shitjeve me pakicë me rrjetin e dyqaneve Neptun, Jumbo, SPAR, etj.

*Sokol Kondi është Menaxher i Marrëdhënieve me Publikun dhe i Eventeve në Grupin Balfin

Marrë nga www.balfin.al