TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një person është ekzekutuar me armē zjarri mbrëmjen e sotme. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në zonën e njohur si “Komuna e Parisit”, pranë Qendrës Kristal. Zona është rrethuar nga forca të shumta policie.
Mësohet se viktīma është identifikuar si Hekuran Billa, 40 vjec nga Kukësi. Ai është gjetur i vdekur brenda një makine tip “BMW X6”. Raportohet se víktima ka precedentë të mëparshëm penalë.
Njoftimi i policise
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 11.06.2020, rreth orës 22:00, tek Komuna e Parisit në rrethana ende të paqarta është vrārë me armē zjarri shtetasi H.B., 40 vjeç, i cili po qarkullonte me mjetin e tij.
Menjëherë forca të shumta policie kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë rrethuar zonën ku vijon krehjen e zonës për kapjen e autorit.
Menjëherë është ngritur Grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë po vijon puna për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe sekuestrimin e çdo prove të vlefshme qê do çojë në identifikimin e autorit.