AKTUALITET, 3 Shkurt 2020, 19:30

Policia publikon pamjet, me kallash e pistoleta në brez, si u rrethua resorti luksoz, “koka” e bandës në duart e SPAK

Policia publikon pamjet, me kallash e pistoleta në brez, si u rrethua

Policia e Shtetit ka publikuar pamjet e super-aksionit të operacionit “Forca e Ligjit”, që nisi sot aktivitetin nga Shijaku për goditjen e krimit të organizuar.

Në video, shihen efektivët e “Anti-KÇK”, të mbërthyer me armë të rënda, si dhe të mbuluar me kapuça, të cilët kanë rrethuar resortin luksoz “Golden”, ku u mbajt 49-vjeçari Jan Prenga, pas pengmarrjes dhe vrasjes makabre.

Një efektive e operacionit “Forca e Ligjit” thekson se, resorti “Golden” dhe një karburant, në pronësi të “kokës” së krimit, Altin Hajri, janë vënë nën sekuestro dhe brenda 15 ditësh dosja e tij do të kalojë në SPAK.

“Prej ditës së sotme ka filluar operacioni Forca e Ligjit, me veprime konkrete në terren. Operacioni do të zhvillohet nga OFL, në bashkëpunim me SPAK, agjencitë ligjzbatuese dhe të huajt, duke bërë të mundur pasuritë e grupeve kriminale, të përfituara nga aktiviteti kriminal. Në këtë kuadër, sot Forca e Ligji ka vendosur sekuestron e parë mbi resortin “Golden” dhe një karburant të dhënë me qira, pronë e shtetasit Altin Bajram Hajri, i dënuar me burg nga autoritetet italiane.

Aktualisht ky shtetas është shpallur në kërkim nga Policia e Shtetit, për veprën penale “rrëmbim ose mbajtje peng e personit e kryer në bashkëpunim”, ngjarje që lidhjet me rrëmbimi e shtetasit J. P. Me vendosjen e kësaj mase sekuestroje, objekti kalon në administrim të Agjencisë së Administrimit të Aseteve.

Dosja pasurore e Altin Hajrit do t’i kalojë menjëherë SPAK-ut, dhe jo më shumë se 15 ditë SPAK duhet t’ia dorëzojë Gjykatës Speciale, e cila ka 15 ditë kohë për të konfirmuar masën e sekuestrimit, duke hapur rrugë për konfiskimin përfundimtar të pasurisë së shtetasit Altin Hajri, që më pas do të vendoset për shembjen e këtij objekti, si dhe do të marrë paratë, makinat dhe tokat, që zotërohen nga ky shtetas”, thotë anëtarja e “Forcës së Ligjit”.

https://www.facebook.com/1502420603377639/videos/2529423340646917/