AKTUALITET, 3 Shkurt 2020, 17:40

Qeveria kineze do të dezinfektojë qytetin me kamionë, qytetarët urdhërohen të qëndrojnë në banesa

Qeveria kineze do të dezinfektojë qytetin me kamionë,
Miliona qytetarë kinezë janë urdhëruar të qëndrojnë në banesat e tyre në Huangshi, një qytet me 2.7 milionë banorë në provincën e Hubei, shumë pranë qytetit të Wuahn ku shpërtheu epidemia e koronavirusit. Qeveria do të dezinfektojë të gjithë qytetin, duke përdorur disa kamionë, të cilët do të udhëtojnë në rrugët e qytetit duke lëshuar lëndë dezinfektuese. Kamionët do të targetojnë dyqanet, parqet, koshat e plehrave, tualetet publike, marketet, supermarketet, spitalet, shkollat, autobusët, taksitë dhe godinat me zyra. I gjithë ky aksion i qeverisë, ka për qëllim frenimin e përhapjes së koronavirusit vdekjeprurës, i cili deri në këto momente i ka marrë jetën 362 personave dhe ka infektuar rreth 17,400 persona. Koronavirusi ka paralizuar jo vetëm qytetin e Wuhan, por mbarë Kinën, duke goditur mjaft rëndë këtë vend.

/TPZ.al/