AKTUALITET, 3 Shkurt 2020, 18:56

‘Kabineti Kurti’/ Ambasadori amerikan uron qeverinë e re: Mezi pres të punoj me të gjitha institucionet

‘Kabineti Kurti’/ Ambasadori amerikan uron qeverinë e re: Mezi

Pas votimit në kuvend të qeverisë së re me kryeministër Albin Kurtin, ka reaguar ambasadori amerikan në Prishtinë, Philip Kosnett, i cili ka uruar forcat politike për formimin e institucioneve të Kosovës.

Në një postim në rrjetet, Kosnett ka thënë se mezi që pret që të punojë me të gjitha institucionet e reja, për të forcuar drejtësinë dhe prosperitetin dhe për të ndihmuar Kosovën të ndërtojë marrëdhënie paqësore me fqinjët e saj.

Postimi i plotë:

“Urime për formimin e qeverisë së re. Mezi pres të punoj me të gjitha institucionet e Kosovës, partitë e tjera dhe palët e interesuara të shoqërisë civile, për të forcuar drejtësinë dhe prosperitetin dhe për të ndihmuar Kosovën të ndërtojë marrëdhënie paqësore me fqinjët e saj”, ka shkruar Kosnett.