TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Propozimi i Anton Qunit për Ministër të Mbrojtjes në kuadër të Qeverisë Kurti ka nxitur reagime të shumta në mediat serbe.
Mediat pro-qeveritare atje kanë filluar gjahun ndaj Qunit duke thënë se Kurti ka propozuar për ministër njeriun të cilin Serbia e ka dënuar për vrasjen e 6 ushtarëve të ushtrisë jugosllave.
Siç shkruan "Novosti", Quni është dënuar nga Gjykata e Lartë në Nish për vrasjen e gjashtë ushtarëve në vitin 1998.
“Ai dhe shumë ushtarë të tjerë të UÇK-së u dënuan me nga 15 vjet burg në mungesë”, thuhet në raportimet e mediave serbe, transmeton Gazeta Express.
Ndër të tjera ‘Novosti’ shkruan se, “provat kryesore të këtyre rasteve kanë qenë videoincizimet”.
“Në aktakuzë thuhej se ushtarët e UÇK’së fillimisht kishin përgatitur një pritë për ushtarët e Jugosllavisë duke vendosur mina anti-tankë”, thuhet ndër të tjera në raportimin e mediave serbe.