AKTUALITET, 3 Shkurt 2020, 18:41

Vijojnë replikat për KÇK, PD i përgjigjet Ramës me video: Je kreu i saj, propaganda nuk e ndryshon të vërtetën

Vijojnë replikat për KÇK, PD i përgjigjet Ramës me

Partia Demokratike i është përgjigjur sërish Ramës duke publikuar një video ku shfaqen Vangjush Dako, Elvis Roshi, Saimir Tahiri, Valdrin Pjetri, Lefter Alla, Agim Kajmaku, Mark Babani apo Qerim Ismailaj, ish- kryebashkiakët dhe ish-ministri të cilët kanë pasur dhe kanë probleme me drejtësinë.

PD shkruan se, Edi Rama është kreu i KÇK-së dhe bashkëqeveris me krimin e organizuar, duke i dhënë atij pushtet, tendera, koncesione dhe pasuri publike.

STATUSI I PD

Propaganda dhe mashtrimet publike nuk e ndryshojnë dot të vërtetën. Edi Rama është kreu i KÇK-së, bashkëqeveris me krimin e organizuar, i jep krimit pushtet politik, tendera, koncesione dhe pasuri publike.

https://www.facebook.com/partiademokratike/videos/291659168460221/