AKTUALITET, 29 Maj 2018, 09:19

Policia prangos të riun në Berat, shpërndante heroinë

Policia prangos të riun në Berat, shpërndante heroinë

Goditet një tjetër rast i shpërndarjes së drogërave të forta në Berat. Në pranga ka përfunduar poseduesi i lëndës narkotike,  Asjan Topi, 22 vjeç, banues në lagjen ’30 Vjetori’.

Policia thotë se gjatë kontrollit fizik, “të arrestuarit iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2.5 gram lëndë narkotike e dyshuar Heroinë, një peshore elektronike si dhe një sasi e vogël lekësh”.

Materialet proçeduriale në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale, “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike” parashikuar nga neni 283/1 i Kodit Penal.