AKTUALITET, 29 Maj 2018, 09:18

Motori del nga rruga e përfundon në kanalin me ujë, vdes 23-vjeçari

Motori del nga rruga e përfundon në kanalin me ujë, vdes

Një 22 vjeçar humbi jetën, pasi motori me të cilin po udhëtonte, doli nga rruga, e përfundoi në një kanal me ujë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e të hënës në fshatin Shelqet, të Shkodrës.

Gerti Palushi u dërgua menjëherë në spital, por fatkeqësisht nuk i mbijetoi, dëmtimeve të marra nga rrëzimi me motor.