TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Largimi i nxënësve me forcë nga shkolla në fshatin Mengël, pasi tentuan të futen brenda, ka sjell reagimin e Partisë Demokratike përmes deputetit Luciano Boçi.
U bënë dy javë që fëmijët dhe prindërit kërkojnë hapjen e shkollës, por protesta e tyre është ndaluar sot nga Forcat Speciale të Policisë.
Përmes një postimi në “Facebook” deputeti i PD deklaron se fëmijët kanë hyrë sot në shkollën e tyre, por janë ndeshur me dhunën e forcave policore dhe forcave speciale të armatosur.
Statusi i plotë:
FORCA SPECIALE KUNDËR
FĒMIJËVE!!!
…ka ndodhur në Elbasan!
Në shkollën në Mengël ku nxënësit kanë dy javë që protestojnë, sepse i kanë shkulur me zor nga shkolla për t’i degdisur km larg.
Sot ata kanë hyrë në shkollën e tyre, por janë ndeshur me dhunën e forcave policore dhe forcave speciale të armatosur deri në dhëmbë.
Shumë e fortë kjo policia jonë.
Armiku i tyre janë nxënësit nga klasa e parë deri në të IX-tën, prindërit dhe komuniteti atje.
Fjala TURP nuk mjafton!
Ky pushtet po jeton ditët e marrisë së madhe të tij si shenja të fundit të pashmangshëm.
Ndërsa krimi në Elbasan bën kërdinë askund nuk ndeshet me forcat speciale. Krimi as nuk ndalohet e as nuk arrestohet.
Përkundër nderohet!
Kjo është Shqipëria e sotme.
Dhunë e pushtetit dhe atyre të veshur me pushtet mbi të pambrojturit, mbi fëmijët, mbi Xhisielat e të pamundurit.
Dhunuesit meritojnë të shpagohen! TPZ.AL