AKTUALITET, 13 Tetor 2018, 12:16

Ylli i Izraelit provokon: Ndaj Shqipërisë luaj edhe me një këmbë

Ylli i Izraelit provokon: Ndaj Shqipërisë luaj edhe me një

Izraeli ka marrë një fitore shumë të rëndësishme ndaj Skocisë dhe nesër do të tentojë të mposhtë edhe Shqipërinë. Në skuadrën e drejtuar nga trajneri Andi Herzog ka një eufori e madhe. Sulmuesi kryesor, Munas Dabur, i cili luan me Salzburgun në Austri, në një prononcim për mediat izraelite, theksoi se edhe me një këmbë do të luajë ndaj Shqipërisë.

“Ishte shumë e rëndësishme të fitonim ndaj Skocisë. Mua personalisht më është dukur si fitorja e parë në karrierë. Më vjen mirë që arritëm të merrnim rezultat, pasi kemi luajtur bukur. Kemi bërë futboll të mirë dhe në fund ia dolëm. Ishte ndeshja ku të gjithë lojtarët kërkonin maksimumin dhe Skocia mjaftohej edhe me një pikë. Në ndeshjen ndaj Shqipërisë unë do të luaj edhe nëse kam vetëm një këmbë”, theksoi Dabur. Ndërkohë, pas ndeshjes me Skocinë foli edhe vetë trajneri Herzog.

“Jam i lumtur me fitoren, por duhej të kishim luajtur më mirë në minutat e fundit. Të dielën ndaj Shqipërisë do të jetë një ndeshje tjetër, por unë pres vetëm fitore. Stadiumi në Ber Sheva është shumë i bukur dhe duhet të tregojmë se jemi në gjendje të marrim dy fitore radhazi. Jam gjithmonë optimist, ndaj i bëj komplimente skuadrës edhe kur humbim. Besoj se do të vazhdojmë këtë ecuri të mirë, duke tentuar vendin e parë në grup”, theksoi Herzog.