TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Sërish sipas asaj që raporton e përditshmja portugeze, “Correio de Manha”, Lesli Stovall, avokati i Katrin Majorgës, dje ka bërë lëvizjen e radhës, duke ia dërguar dokumentacionin që akuza ka, prokurorisë portugeze, por jo vetëm kaq…
Ai me anë të një “e-maili” e ka shpërndarë dosjen e akuzës edhe në 17 shtete të tjera. Gazeta, që po heton më thellë se kushdo tjetër këtë çështje, referon se dërgimi i këtij “e-mail”- i në 18 prokurori dhe zyra policore në 18 shtete të ndryshme është një hap me anë të së cilit kërkohet të përgënjeshtrohet përgjigjja e avokatit të Kristiano Ronaldos, Piter S. Kristiansen, i cili theksoi se ndoshta letrat që ka nxjerrë akuza dhe revista gjermane “Der Spiegel” edhe mund të jenë falsifikuar, ndonëse ky informacion mund të gjendet edhe në dosjet e skandalit “Football Leaks”.
Për më shumë, avokati e Majorgës pret ndoshta edhe një përgjigje nga prokuroritë e ndryshme, sidomos ajo portugeze, për të krahasuar mbi ligje të ndryshme që ndajnë shtete të ndryshme dhe për të punuar mbi një strategji të mundshme për të futur në “kafaz” Kristiano Ronaldon, sidomos duke u bazuar mbi të gjitha në ligjet portugeze, vendlindja e sulmuesit të Juventusit. Shkurt, kjo betejë nervash në distancë nuk duket se do të përfundojë kurrë, derisa të vendoset nëse çështja do të hapet zyrtarisht ose jo në shtetin e Las Vegasit.